Federata ruse kundërshton vendimet e FIFA-s dhe UEFA-s

FIFA and UEFA logos are displayed in front of the Russian flag in this illustration taken, February 28, 2022. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

FIFA dhe UEFA morën vendim në pasditen e të hënës që të përjashtojnë Rusinë nga të gjitha garat për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Shtëpia e futbollit botëror dhe ajo evropian pas presioneve të larta nga kombëtaret, vendosën të caktojnë masa të ashpra ndaj federatës ruse.

Por, në lidhje me vendimin e tyre, federata e Rusisë ka dalë me reagim, duke i quajtur të papranueshme masat ndaj tyre.

“Sindikata Ruse e Futbollit nuk pajtohet kategorikisht me vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s. Mendojmë se ky vendim është në kundërshtim me normat dhe parimet e konkurrencës ndërkombëtare. Është padyshim diskriminuese”, thuhet në reagimin e tyre.

Por, Anglia, Suedia, Republika Çelke, Polonia dhe disa kombëtare të tjera, njoftuan ditë më parë se nuk do të luajnë për një kohë ndaj ekipeve ruse.

Ndaj reagimeve të tyre, FIFA dhe UEFA vendosën që Rusia të përjashtohet nga play-offi i Kupës së Botës, por edhe nga garat ku marrin pjesë ekipet e tyre.

/Telegrafi/

Read Previous

Parlamenti i Ukrainës: Na u pranua aplikimi në BE me procedura të përshpejtuara

Read Next

OKB: 136 civilë të vrarë në Ukrainë, përfshirë 13 fëmijë