Kupa e Italisë rikthehet sot me “Derby della Madonnina”

Inter Milan’s Slovak defender Milan Skriniar (Top L) heads the ball during the Italian Serie A football match AC Milan vs Inter Milan at the San Siro stadium in Milan. (Photo by Miguel MEDINA / AFP) (Photo credit should read MIGUEL MEDINA/AFP/Getty Images)

Edicioni i 231 i “Derby della Madonnina” sheh dy rivalët e përbetuar Milanin dhe Interin duke u përballur sot me fillim nga ora 21:00, takim ky i vlefshëm për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Në fazën e çerekfinales, “Rossonerët” e mposhtën me rezultat të thellë 4:0 Lazion, kurse kampioni italian Inter e mposhti me rezultat solid 2:0 Romën.

Të dy këto skuadra për herë të fundit u takuan muajin e kaluar në “Giuseppe Meazza”, ku Milani siguroi fitore me rezultat të ngushtë 2:1, ndeshje kjo në kuadër të Serie A.

Fakt interesant është që në tre nga katër ndeshjet e fundit, Interi ka qenë skuadra e parë që e ka zhbllokuar rezultatin, respektivisht brenda 15’ minutave të parë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Kjaer, Ibrahimovic dhe Tonali, kurse te Interi mungojnë Correa dhe Gosens.

Read Previous

​Gjyqtarë e prokurorë nga Ballkani Perëndimor mblidhen për të diskutuar për luftën dhe krimin e organizuar

Read Next

Shqiptari rrëfen si u largua nga Ukraina: Mu desh të kaloja korsinë e kundërt, gruaja mbeti në kufi