Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar Princin William dhe Kate Middleton për mbështetjen e tyre në këtë “kohë vendimtare” të pushtimit rus.
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit më herët kanë shprehur mbështetje për popullin ukrainas, i cili po kundërshton ashpër ushtrinë e Putinit.
Zelensky tha: “Olena dhe unë i jemi mirënjohës Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit që në këtë kohë vendimtare, kur Ukraina kundërshton me guxim pushtimin e Rusisë, ata qëndrojnë pranë vendit tonë dhe mbështesin qytetarët tanë të guximshëm. E mira do të triumfojë”.
/KlanKosova/