‘Mini sanksion’: Vodka ruse po hiqet nga raftet e dyqaneve!

Një pjesë e mirë e dyqaneve në SHBA dhe Kanada nuk do të shesin më pije alkoolike ruse, (vodkën ruse), si përgjigje ndaj sulmit që presidenti Putin po bën në Ukrainë.

Shumë markete në lokacione të ndryshme, vendosën të “heqin” nga raftet çdo markë që prodhohet dhe vjen nga Rusia, për t’i treguar qytetarëve ukrainas që janë në mbështetje të tyre.

Gjithashtu, ditën e djeshme guvernatori i Ohio-s Mike DeWine urdhëroi departamentin e tregtisë së shtetit “të ndalojë blerjen dhe shitjen” e e Russian Standard Vodka. 

Edhe Kanadaja, urdhëroi gjithashtu ndalimin dhe heqjen e gjithë produkteve ruse nga 679 dyqane të vendit, specifikisht vodkën ruse. Masa të tilla janë etiketuar si “sanksione të vogla” kundër Rusisë. 

Burimi: Huffington Post

Read Previous

Nga metropol europian i arteve në zonë lufte: Transformimi i Kievit në më pak se 1 javë

Read Next

Kriza në Ukrainë, Pandeli Majko: Kosova sigurohet nga NATO, nuk pres të ketë ndikim nga Rusia