Hidhet shorti i fazës së 1/8-ve të Ligës së Konferencave, finalja e së cilës do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë, në stadiumin “AIR Albania”. Në total në këtë fazë janë 16 skuadra, të inkuadruara nga 8 ekipe për dy vazo.
UEFA ka përcaktuar ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, Altin Lala, si një nga personat që do të tërheqë goglat e kësaj faze. Ndërkaq, spikat ndeshja mes Marsejës dhe Baselit të Taulant Xhakës, sigurisht me francezët që në start duken më favoritë, ndërsa interesant është edhe përballja mes Leicester dhe Reno.
Ndeshjet e para do të luhen më datë 10 mars, ndërsa ato të kthimit luhen më datë 17 mars.
Liga e Konferencës – Sfidat e 1/8-tave
/alsat.mk/