Rusët marrin nën kontroll një tjetër qytet në Ukrainë

Qyteti i Sumy në Ukrainën verilindore është pushtuar nga forcat ruse, raporton gazetari i prestigjozes britanike, The Guardian, Peter Beaumont.

Një banor i Sumyt i ka thënë gazetarit Beaumont se qyteti tashmë është pushtuar nga trupat ruse.

Sasha, 33 vjeç, është një veteriner që jeton në Sumy, rreth 200 km në afërsi të kufirit rus, në të cilin forcat ruse hynë të enjten.

“Unë jetoj jo shumë larg shkollës ushtarake, ku u zhvilluan luftime dje kur erdhën rusët”, tha Sasha, 33-vjeçari ukrainas.

“Unë kam prindër të moshuar dhe një fëmijë të vogël, kështu që mendojmë se është më mirë të qëndrojmë këtu. Ne kemi pak ushqim dhe nga ajo që di nga miqtë që u përpoqën të largoheshin, njerëzit janë duke pritur në radhë në kufijtë jashtë Ukrainës dhe burrat nuk lejohen të largohen”, u shpreh ai.

“I gjithë trafiku në qytet është ndalur dhe në rrugë ka trupa ruse”, vijoi ai.

Trupat ruse, më 24 shkurt, marshuan drejt Kievit, kryeqytetit të Ukrainës. Atje janë raportuar luftime mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.

/Paparaci/

Russia-Ukraine war: Video of heavy gunfire in Sumy goes viral -  BusinessToday

Read Previous

Gërvalla tregon për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë

Read Next

OBSh shqetësohet për “katastrofë humanitare” në Ukrainë