Pritet të restaurohet kulla më e madhe në Kosovë, kulla e familjes Kryeziu

Kjo kullë e ndërtuar rreth vitit 1900, është kulla më e madhe në Kosovë për nga sipërfaqja. E ndërtuar me gurë në katin e parë dhe dy katet e sipërme me tulla qe  i japin kësaj kulle pamjen dhe veçantinë e kullave të qytetit të Gjakovës.

Në shekullin e XIX kjo kullë ka qenë pjesë e kompleksit të ashtëquajtur “Bregu i Sarajit” e cila ka pasur përballë edhe tri kulla të tjera të cilat janë shkatërruar nga lufta ballkanike, e njëra ndër to ishte edhe Sahat Kulla e ndërtuar tash së fundmi.

Çatia kohë më parë është restauruar, e tani pritet që kjo kullë të restaurohet në tërësi.

Familja Kryeziu trashëgimtare e kësaj kulle e cila edhe sot jeton këtu, e ka ruajtur ndër vite me fanatizëm edhe gjënë më të vogël të kësaj shtëpie, e cila ka qenë jo e lehtë dhe e kushtueshme.

Kujtojmë se ky objekt është monument i trashëgimisë tonë kulturore i kategorisë arkitekturore e cila është marrë si aset  nën mbrojtje që nga tetori i vitit 2012.

Read Previous

Kurti: Invazioni rus në Ukrainë është agresion më i madh ushtarak që nga përfundimi i luftës së dytë botërore

Read Next

Deklarata e plotë e presidentit Biden për luftën që nisi Rusia