Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të dhunë në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Rastet janë raportuar dy në Prishtinë, një në Ferizaj dhe një në Vushtrri.

Në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike kunatës së tij.

Sipas raportit të Policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 22.02.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj kunatës së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtjee”, thuhet në njoftim.

Një rast tjetër i dhunës është raportuar po ashtu në Prishtinë për të cilin Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Prishtinë 22.02.2022-18:30.   Viktima femër kosovar e ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar  në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.  Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Ndërkaq në Ferizaj, Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se kishte rrahur vëllanë e tij pas një mosmarrëveshje në familje.

Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë.

“Ferizaj, 22.02.2022-18:00.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Në Vushtrri forcat e rendit kanë arrestuar një person nën dyshimin se vazhdimisht kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Sipas raportit policor, viktima pas intervistimit së bashku me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Vushtrri 22.02.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima pas intervistimit së bashku me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi më tutje policia.

Read Previous

SPSK: Paga minimale nën 400 euro është e papranueshme

Read Next

Shqipëria lehtëson masat anti-Covid, reduktohet koha e izolimit për të prekurit nga virusi në 5 ditë