Qendra e vaksinimit në Gjakovë, e cila ndodhet në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familiare edhe gjatë ditës së sotme ka ofruar shërbime për të gjithë ata që kanë shprehur interesimin që të imunizohen. Përgjatë kësaj jave numri total i vaksinave të administruara ka qenë 296 vaksina anticovid.
Mjeku në këtë qendër apeloj te qytetarët që të vaksinohen në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre, atë të familjes dhe shëndetin publik.
Kjo qendër punon çdo ditë pune por edhe vikendeve, nga e hëna deri të premten orari i punës është nga 7:00 deri në 20:00, kurse ditëve të vikendit punohet nga ora 8:00 deri në 16:00.