Merz: Trump të mos krijojë surpriza gjatë takimit me Putinin në Kinë
Këtë vit, Kosova po përballet me rritje të madhe të çmimeve në sektore dhe produkte të ndryshme.
Sipas statistikave të fundit të ASK-së, çmimi i lëndëve djegëse të ngurta si “dru zjarri” dhe “peleti”, janë shtrenjtuar për 12,7 përqind krahasuar me vitin e kaluar.
“…energji elektrike (12.3%) – (ngritja e çmimit të energjisë elektrike është për shkak se në periudhën janar – maj 2021 ishte për 0.0061 centë më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike Covid -19, Nr. 07/L-016 neni 15); gaz (19.8%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (12.7%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Përveç druve dhe peletit në Kosovë janë rritur edhe çmimi i produkteve ushqimore duke filluar nga buka, pemët e perimet, kafja, çaji, vajrat e yndyrat.
Në anën tjetër, norma e inflacionit janar 2022 krahasuar me janarin e vitit 2021 është 7.1 përqind./Reporteri/