Teqja e Madhe shpërndan Hashure për përvjetorin e 14 -të të Pavarësisë

Për vitin e 14-të me radhë Teqja e Madhe Autoqefale Ballkanike me seli në Gjakovë shënon përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, me shpërndarjen e hashures tradicionale.

Hashurja si ceremoni unike e Teqes së Madhe Ballkanike i dedikohet Pavarësisë së Kosovës, si sublimim i sakrificës shekullore të popullit tonë për liri, tha Kati Zhubi përfaqësues i teqes.

Kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët andaj edhe Teqja e Madhe dhe të gjithë duhet që  të mos i harrojmë dhe nderojmë të gjithë ata që sakrifikuan për këtë ditë.

Shpërndarja e Hashures bëhet cdo vit në hapësirat e Teqes së Madhe Ballkanike në Gjakovë dhe ato të Teqesë në Marash-Hisar, në Prizren.

Read Previous

Për nder të përvjetorit të pavarësisë fotografia e Adem Jasharit vendoset edhe në Amerikë

Read Next

Nxënësit e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” mbajnë koncert festiv