Nxënësit po përgatiten intenzivisht për Olimpiadën e Matematikës

Janë duke u bërë përgatitjet për mbajtjen e Olimpiadës së XIV matematikës me nxënësit e klasave të IX, X, XI dhe XII në nivel vendi.

Ndërkohë edhe në komunën e Gjakovës Drejtoria Komunale e arsimit në bashkëpunim me aktivet e lëndës së matematikës janë duke u angazhuar që gjithçka në këtë proces të shkoj sipas planifikimeve.

Secila komunë, organizimin e Olimpiadës Matematike Komunale duhet ta bëjë në koordinim me Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës e cla njiherit është edhe përgjegjëse për përpilimin e testeve të olimpiadave komunale.

Kujtojmë se data e fundit për aplikim është 15 shkurt, ndërkaq me 19 shkurt do të mbahen garat komunale në ambientet e shkollës Zekeria Rexha, dhe fituesit do të vazhdojnë në kategori tjera shtesë të parapara sipas kritereve të olimpiadës.

Read Previous

Ndryshime të reja, por synimet e njëjta në KF “Korenica”

Read Next

Moti për 7 ditët e ardhshme në Gjakovë