Manchester United bëhet me dy Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo Jr. po ndjek hapat e babait të tij, duke iu bashkuar Manchester United.

11-vjeçari do të luajë për akademinë e klubit anglez, ku do të mbajë numrin 7 në fanellë, ashtu si i ati.

Partnerja e CR7, Georgina Rodriguez, postoi në Instagram foton e Cristiano Ronaldo Jr. duke mbajtur në duar fanellën e United.

Disa ditë më parë, ylli portugez postoi në rrjetet sociale disa foto të tij bashkë me djalin, duke u stërvitur. Foton e shoqëroi me shkrimin: “E tashmja dhe e ardhmja”./a2news.com/

Read Previous

Përkujtohet Papa Kristo Negovani, figurë e shquar patriotike

Read Next

Dhjetë gjallesat më të vjetra në Tokë