E vetmja adresë për trajtim të kancerit në vendin tonë mbetet Klinika Onkologjike e Kosovës Drejtori i kësaj klinike Dr. Ilir Kurtishi përmes telefonit ka thënë për televizionin Syri se vetëm gjatë 2021 janë regjistruar rreth mbi 1600 raste të reja të të sëmurëve me kancer. Kjo shifër sipas onkologut Kurtishi është më e larta deri më tani në Kosovë.
Sipas onkologut Kurtishi disa nga faktorët që e shkaktojnë sëmundjen e kancerit janë faktorët e brendshëm pra ata gjenetikë dhe faktorët e jashtëm siq janë konsumimi i duhanit, ushqimi jo adekuat, mos aktiviteti fizik, ajri i ndotur etj.
Ndërsa grupmoshat më të prekura nga kanceri janë të dy gjinitë nga mosha 50 deri në 60 vjeqare.
Sipas trajtimeve që janë realizuar në klinikën e onkologjisë thuhet se format më të shpeshta të regjistruara në Kosovë janë kanceri i gjirit tek gratë dhe ai i mushkërive tek burrat. Një e treta e kancereve mund të parandalohen, një e treta e kancereve mund të shërohen nëse zbulohen herët, thonë onkologët.