Në kuadër të projektit “Together” është mbajtur takimi i parë ndërsektorial për vitin 2022 ku është diskutuar për angazhimin e institucioneve dhe organizatave që të mbrohet mirëqenia e fëmijëve dhe të ndalohet diskriminimi.
Në këtë takim përvec organizatave prezent ishin edhe përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale, Drejtorisë Komunale të Arsimit si dhe Zyrës për Kthim dhe Komunitete në komunën e Gjakovës. Nga të gjithë u diskutua për shumë qështje teksa u premtua angazhim dhe bashkëpunim institucional në mirëqenien e të gjithëve e sidomos fëmijëve.