Nga gjashtë raste të dhunës në 24 orët e fundit, viktima janë pesë gra

Gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar dje në Kosovë.

Prej tyre, dy kanë ndodhur në Podujevë dhe nga një në Prishtinë, Pejë, Gjakovë dhe Skenderaj.

Sipas raportit policor, në pesë raste gratë kanë qenë viktima.

Në Prishtinë, forcat e rendit njoftojnë se është arrestuar një burrë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndërkaq, dje në Podujevë janë arrestuar dy burra. Njëri sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, kurse në rastin tjetër, një person ka informuar se është sulmuar dhe kanosur nga vëllai i tij.

Djali i viktimës, përmes telefonit ka kanosur axhën e tij. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Kurse në Pejë dje u arrestua një person, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj motrës se tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Një burrë tjetër në Gjakovë dyshohet se ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij viktimën femër  kosovare. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Në Skenderaj një burrë është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast, me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

/Kallxo.com/

Read Previous

Arrestohet një person, dyshohet se e dhunoi 50-vjeçarin me probleme mendore në Gjakovë

Read Next

Kurtishi: Në 25 ditët e para të këtij viti janë diagnostifikuar 115 raste të reja me kancer