Bie numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë

Ka rënë numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë. Përderisa më 31 janar ishin mbi 35 mijë raste aktive, sot janë 18 mijë e 506.

Kjo është si pasojë e rritjes së numrit të të shëruarve, pasi vetëm dje u shëruan 3 mijë e 624 persona.

Dje u shënuan 1 mijë e 140 raste të reja dhe u regjistruan pesë viktima nga COVID-19.

Ndërsa, 1 mijë e 312 persona u vaksinuan për mbrojtje ndaj koronavirusit.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, pozitiviteti i rasteve të reja në Kosovë është 16.84 për qind e testimeve.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Emisari britanik sot qëndron për vizitë në Kosovë, takohet me krerët e shtetit

Read Next

15 vjet nga protesta e 10 shkurtit ku humbën jetën dy persona