Një sasi prej 445 kg lënde narkotike e llojit kokainë, është sekuestruar nga autoritetet e Guardia di Finanza në portin e Genoas, në orët e para të mëngjesit të së martës.
Droga e ndarë në 400 paketime të vogla u gjet e fshehur në brendësi të një kontejneri me kafe që sapo kishte mbërritur në port nga Brazili.
Autoritetet arrestuan një punonjës të portit që po përpiqej të shkarkonte çanta me lëndë narkotike.
Sipas vlerësimeve, nëse kjo sasi lënde narkotike do të dilte në treg, do të sillte një fitim prej 30 milionë dollarësh për organizatën kriminale./a2news.com/