Gjahtari vret krokodilin që frikësonte banorët që 80 vite

Një gjahtar nga Mississipi publikoi në rrjetet sociale disa foto, ku tregon se ka vrarë një krokodil gjigand në një liqen në jug të Floridas.

Krokodili 4 m i gjatë që peshonte më shumë se 400 kg dyshohet se jetonte prej më shumë se 80 vitesh në ujërat e liqenit dhe ishte një shqetësim për banorët e zonës, pasi shpeshherë ushqehej me bagëtitë e tyre.

Doug Borries ka grumbulluar nëntë rekorde botërore dhe 36 rekorde shtetërore për arritjet e tij si në gjueti ashtu edhe në peshkim./Sinjali/

Read Previous

Shaqiri pranë transferimit tek Chicago për 7 milionë euro

Read Next

Qeveria merr vendim/Subvencionim i energjisë prej 90 milionë eurosh