Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është duke vazhduar me paraqitje tejet të mira në Grand Prix të Parisit që po zhvillohet në shtetin e Francës.
Krasniqi tani ka arritur që ta sigurojë gjysmëfinalen, pasi që në çerekfinale e mposhti xhudisten nga Britania e Madhe, Chelsie Giles, përcjell KosovaPress.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi e filloi këtë garë pa luftë në raundin e parë, kurse në të dytin triumfoi kundër xhudistes franceze Anais Mosdier.
Në çerekfinale, e arta olimpike triumfoi kundër britanezes Giles, kurse tani në gjysmëfinale, Distria do të përballet me xhudisten zvicerane Fabienne Kocher.