Shqetësuese shitja e barnave narkotike pa recetë të mjekut

Pothuajese në të gjitha barnatoret e Kosovës, qytetarët mund të blejnë barna pa recetë. Kjo situatë mbetet shqetësuese, e sidomos për barnat narkotike të cilat krijojnë varësi dhe mund të dërgojnë në situata të rënda, deri tek vetvrasja.

Grezda thotë se ndonëse në qytetin e Gjakovës barnatoret qëndrojnë më mirë se të tjerat, shitja  e medikamenteve pa udhëzim nga mjeku bëhet më së shumti për aryse komerciale. Ai ndër të tjera tregon konkretisht për rastin e një pacientje e cila ka blerë 6 paketa me qetësues pa këshillim mjeksor.

Prapa kamerës në disa prej farmacive të qytetit mohuan se shesin barna pa recetë të mjekut. Mirëpo sipas qytetarëve një dukuri e këtillë është jashtëzakonisht e theksuar dhe ndonëse është e ndaluar shitja e medikamenteve pa recetën e mjekut kjo vazhdon të ndodhë në shumë prej farmacive.

Read Previous

Qeveria miraton masat e reja antiCOVID

Read Next

Gjykata Speciale fshehu provat shfajësuese për krerët e UÇK-së