“53 milionë për “Bechtel Enka”, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Pal Lekajt dhe dy personave tjerë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ish- këshilltarit të tij Eset Berisha dhe ish-zyrtarit Nebi Shatri, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, ata dyshohet se e kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale P.L, N.SH dhe E.B“, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që 53 milionë euro i ishin dhënë “Bechtel-Enka-s” si kamat-vonesë për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Hajredin Kuçi pjesë e mbrojtjes së Kadri Veselit në Gjykatën Speciale

Read Next

Kryqi i Kuq ka ndihmuar rreth 700 familje në nevojë gjatë vitit të kaluar