Policia e Kosovës gjatë tërë vitit është munduar që përmes planeve operative të përmisojë gjendjen e sigurisë rrugore. Sipas komandatit të trafikut rajonal në Gjakovë, kapiten Albin Sahatqija, me rritjen e numrit të aksidenteve në kohët e fundit është shfaqur nevoja për plane të reja operative, të cilat edhe janë implementuar nga policia në rajonin e Gjakovës
Numri i gjobave në krahasim me vitin e kaluar është rritur. Ndëshkimet për kundërvajjtje kanë qenë të domosdoshme. Sahatqija tha se përgjatë këtij viti janë konfiskuar rreth 1000 patentë shoferë.
Nga policia apelojnë që të gjithë pjesëmarrësit në trafik respektivisht shoferët të respektojnë rregullat e komunikacionit, sidomos në sezonin dimëror, kur gjendja e rrugëve është më e rënduar, dhe në këtë mënyrë bëhet edhe shmangia e konfiskimit të patent shoferëve apo edhe kundërvajtjeve të tjera.