Problemet me zemër ia pamundësojnë futbollin, pensionohet Aguero

BARCELONA, SPAIN – OCTOBER 17: Sergio Aguero of FC Barcelona looks on during the La Liga Santander match between FC Barcelona and Valencia CF at Camp Nou on October 17, 2021 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Manchester Cityn dhe sulmuesi i Barcelonës Sergio Aguero ka njoftuar sot se ka vendosur që të pensionohet nga futbolli aktiv, për shkak të problemeve me zemër.

Kjo gjë ndodh vetëm gjashtë muaj pas transferimit të tij te Barcelona në formën e lojtarit të lirë, përcjell KosovaPress.

Para pak çastesh, Aguero dhe një fjalim emocionues ku edhe nuk mund t’i mbante lotët, duke treguar që ka vendosur që t’i varë këpucët shkaku i problemeve shëndetësore.

“Unë kam vendosur që të mos vazhdojë më futbollin. Ky është një moment shumë i vështirë për mua”, tha Aguero.

Sulmuesi argjentinas kishte pasur probleme në gjoks dhe në frymëmarrje gjatë pjesës së parë të barazimit 1:1 me Alaves më 30 tetor. Pas ndeshjes, në bazë të testeve të kryera, rezultoi që Aguero kishte “cardiac arrhythmia” ose rrahje të ngadalta të zemrës.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin krerët e Barceloës dhe të La Ligas, së bashku me trajnerin e Manchester Cityt Pep Guardiolan.

Read Previous

Rasti “Kumanova”, deklarohet presidentja Osmani

Read Next

KMDLNj: Shtrenjtimi i rrymës i papranueshëm