Ministri Sveçla: Sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me aksionin policor kundër kazinove që po zhvillohet në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Ai e ka quajtur aksion të suksesshëm të Policisë, ku edhe tregon se janë rrënuar objektet ilegale ku po zhvilloheshin lojërat e fatit. Sveçla ka theksuar se sot është goditur rrjeti i kazinove ilegale në këtë zonë.

“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës. Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë. Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, ka shkruar Sveçla.

Ndërkohë që KosovaPress ka shkruar lidhur me aksionin e sotëm dhe arrestimet që janë bërë gjatë këtij aksioni si dhe konfiskimit të aparateve të lojërave të fatit. /KP/

Read Previous

Kryeministri Kurti: Fusnota është trashëgimi e qeverisjes së më hershme

Read Next

KEK-u njofton se nesër rikthehet ngrohja qendrore në Prishtinë