Një pilulë efektive kundër Covid/ Pfizer jep detaje për ilaçin

Kompania amerikane Pfizer, që ka prodhuar një nga vaksinat më efektive kundër Covid, njoftoi ditën e sotme se ka prodhuar një pilulë kundër simptomave të rënda të Covid.

Pilula eksperimentale antivirale Paxlovid është gjithashtu efektive kundër variantit Omicron i cili po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, njoftoi kompania, duke iu referuar testimit laboratorik.

Në provat klinike, Paxlovid pati pothuajse 90% efikasitet në parandalimin e shtrimit në spital dhe vdekjes te pacientët me rrezik të lartë, sipas Pfizer.

Këto rezultate bënë që kompania të kërkonte autorizim nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) që pilula të bëhej ilaçi i parë oral i disponueshëm gjerësisht për të luftuar koronavirusin.

Mbretëria e Bashkuar, muajin e kaluar, aprovoi pilulën Molnupiravir të prodhuar për t’u përdorur te të moshuarit dhe pacientët në rrezik, por nuk është miratuar në SHBA për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë.

Read Previous

Grip, ftohje apo Covid? Ja ku ndryshojnë

Read Next

Euronews: Serbia një hap më afër anëtarësimit në BE, marrëdhëniet me Kosovën mbeten kyçe