Parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se mbi vendin tonë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët.

IHMK bën të ditur se në viset malore parashihen fjolla të dobëta bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Read Previous

​Kurti: Ka shumë mundësi bashkëpunimi ndërmjet Kosovës e Shqipërisë

Read Next

Vjen reagimi i Departamentit amerikan të Shtetit pas deklaratave të Berishës ndaj ambasadores Kim