Shoqata për edukim dhe përkujdesjen e familjes hapi ekspozitën për parandalimin e dhunës

Shoqata për edukim dhe përkujdesjen e familjes hapi një ekspozitë me punimet e nxënësve të disa prej shkollave të komunës së Gjakovës. Sipas organizatorëve ky projekt kishte për qëllim përmirësimin e njohurive dhe fuqizimin e të drejtave të të rijëve për një jetë pa dhunë. Trajnerja e këtij projekti Arbnora Shehu-Bunjaku u shpreh se këta nxënës dinë më së miri të ngrisin zërin e tyre kundër dhunës në familje.

Nxënësit përmes pikturave dhe eseve të ndryshme sollën disa nga format e dhunës që i hasim çdo ditë në shoqërinë tonë.

Koordinatroja e këtij projekti, Bahrije Vehapi u shpreh se aktivitete të tilla do të ketë në vazhdimësi duke i përfshirë të gjithë shkollat e komunës së Gjakovës. Kujtojmë se ky projekt u mbështet nga Ministria e kulturës, rinisë dhe sportit.

Read Previous

​Haradinaj për Mujë Krasniqin: Përhapi gjithandej mesazhin e lirisë, me vendosmëri, guxim, trimëri e vizion

Read Next

Një i vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë