Grand Antika-2 me imazh të ri hap dyert në festat e fundvitit

Listës së ambienteve të bukura për festat e fundvitit ju ka shtuar edhe një emër. Në lagjen Dardani, në një hapësirë rreth 100 metra katror e rregulluar deri në finesë ku modernja dhe klasikja vijnë të ndërthurura së bashku nga mbrëmë Grand Antika -2 do ti ofrojë vizitorëve komoditet me kombinime të zgjedhura të cilat përpos rehatisë dhe qetësisë, natyrshëm të ofrojnë edhe satisfaksion në disa aspekte.

Mysafirët tashmë kishin zënë vendet e tyre për të shijuar nga afër pijatat e servuara nga një listë e gjërë ushqimesh cilësore. Kapacitetet aktuale të këtij vendi kreativ janë rreth 100 persona, ndërkaq menaxherët e këtushëm shprehen se do të jenë të dispozicion të të gjithë atyre të cilët duan të kalojnë momente të bukura në sallë dasmash, restorant familjar apo edhe qëndrim në hotel.

Read Previous

“Shpresa vdes e fundit”, televizioni francez shkruan për të zhdukurit e luftës në Kosovë

Read Next

​Përfundojnë për sivjet seancat gjyqësore ndaj Salih Mustafës, gjykimi vazhdon më 18 janar