Është ri-hedhur shorti i Ligës së Kampionëve, pas një gabimi teknik nga UEFA në kuadër të fazës së eliminimit direkt.
Shtëpia më e madhe e futbollit nuk ishte e koordinuar në vazot, duke bërë një lëshim në shortin që do të përcaktonte përballjen mes Atletico Madridit dhe Manchester United.
Kështu, pas disa çastesh, UEFA konfirmoi se shorti do të ricaktohet, në mënyrë që të jenë sa më korrekt në shortin për 1/8 e finales.
Nga 1/8 e finales, do të futet në fuqi edhe rregulla e re, aty ku nuk do të vlejë më rregulli i golit si mysafir.
I ashtuquajturi rregulli i golave si mysafirë është hequr, kështu që ndeshjet që mesin me barazim pas 180 minutave do të shkojë në kohën shtesë, pavarësisht nga numri i golave që çdo ekip ka shënuar në shtëpi dhe jashtë. Nëse skuadrat ende nuk mund të shënojnë gola pas 30 minutave shtesë, ndeshja shkon në penallti.
Gazprom Arena e Shën Petersburgut do të organizojë finalen e Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22, me ndeshjen e planifikuar për 28 maj të vitit 2022.
Më poshtë keni përballjet që u caktuan në shortin që u mbajt në Nyon të Zvicrës:
RB Salzburg – Bayern Munich
Sporting CP – Manchester City
Benfica – Ajax
Chelsea – Lille
Atletico Madrid – Manchester United
Villareal – Juventus
Inter – Liverpool
PSG – Real Madrid.
/Telegrafi/