Artan Haraqia, i apasionuar pas maleve rrëfen eksperiencën e tij

“Kush kalon një fundjavë në male, jeton 100 vjet”. Kjo është një thënje e vjetër e malësorëve shqiptarë, e cila merr plot kuptim nëse vërtetë kalon disa orë apo dhe netë në vendet të cilat të ofrojnë jo vetëm bukuri e përjetim të pashpjegueshëm, por edhe përmirësojnë shëndetin tonë. Kështu pra, malet, jo profesion por pasion për Artan Haraqinë, i cili prej vitesh ushtron profesionin e gazetarit por me një pasion të veçantë për ecje malore. Se kur dhe si i ka lindur pasioni për ecjen në male na tregon vet Artani i cili u bë pjesë e emisionit të së shtunës falë përjetimeve të bukura që i morri nga ekspeditat e ndryshme në natyrë.

Artani ecjen malore e konsideron si çelësi i një dite të mirë dhe të çliruar nga stresi dhe obligimet e shumta në vendin e punës apo edhe në familje. Madje shton se çdo hap i kaluar në male është i barabartë me momentet më relaksuese.

Ndonëse ecjet në male dhe arritja deri në destinacionet e planifikuara nuk është e lehtë, ato paraqesin një kënaqësi të llojit të vet duke të dhuruar kënaqësi shpirtërore dhe jo vetëm adrenalinë, thotë mes emocionësh Artani duke ndarë me ne disa nga vendet e preferuara.

Në cilin vend e gjen vetën Artan Haraqia, gjatë gjithë kësaj ekperience të kaluar në gjithë këto vite!

Sigurisht që pos shijimit të ajrit të pastër, bukurive dhe vlerave që ka vendi ynë, Artani ka hasur dhe në sfida gjatë kësaj përvoje të ngjitjes në male, por si i quan këto sfida na thot vet ai.

Thjeshtë malet për të janë bukuri e pazëvëndësueshme e Kosovës. Janë vendet për të cilat nuk ke se si të mos ndihesh krenar që ekzistojnë e nuk ke se si të mos ndihesh i impresionuar me bukurinë që të rrethonë gjatë qëndrimit në këto pjesë mahnitëse, na tha ndër të tjera kolegu ynë Artani

Read Previous

Austria largon masat kundër COVID-19 për të vaksinuarit

Read Next

Mediat belge: Kosova reagon ashpër pasi politikani serb e mohoi masakrën e Reçakut