Erling Haaland përfundon në ‘ankand’

Katër skuadra shfaqin interes për 21-vjeçarin e Borussia Dortmund

Real Madrid është destinacioni i preferuar i Erling Haaland. Norvegjezi mund të largohet në fundin e sezonit nga Borusia e Dortmundit dhe kampionati spanjoll shihet si ai i së ardhmes për të. Sipas asaj që raporton portali i njohur, ‘Goal.com’, ekziston një shans i madh që Haaland të bëjë lëvizjen e tij të shumëpritur në një nga klubet më të mëdha të Europës.

Agjenti i tij, Mino Raiola mendon se klienti i tij është gati për hapin e madh dhe shton se shumica e skuadrave të mëdha të Europës janë gati të bëjnë ofertën e tyre. Ai pranoi se Haaland ka të ngjarë të largohet në verën e vitit 2022 dhe nëse jo, atëherë do ndodhë vitin pasardhës.

Bajern Mynih, Real Madrid, Barcelona dhe Mançester Siti thuhet se kanë shfaqur interes për 21-vjeçarin, që po shkëlqen në radhët e Dortmundit. Sulmuesi ka një klauzolë në kontratën e tij me gjermanët që e lejon të largohet nga skuadra për një shifër relativisht të ulët në merkaton e verës. Për kartonin e Haaland, skuadrat e interesuara duhet të paguajnë një shumë midis 75 dhe 90 milionë Eurove.

Read Previous

Përhapja e Omicron në Europë, kryeson Mbretëria e Bashkuar dhe vendet skandinave

Read Next

Këta 7 shpikës u vranë nga krijimet e tyre