Në një aksion simbolik organizata “Activism Roots” ka shënuar sot ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Në një tabelë të quajtur muri denoncues qytetarët e komunës së Gjakovës patën mundësi të shkruajnë ankesat e tyre dhe të informohen për të drejtat e tyre themelore të garantuara me Kushtetutë. Kjo tabelë në formë të dhuratës iu dërgua Gjykatës Themelore në Gjakovë nga anëtarët e kësaj organizate.
Udhëheqësi i kësaj organizate Ideal Zhaveli tutje tregoi se cilat ishin ankesat më të shumta që treguan sot qytetarët gjatë këtij aktiviteti.
Gjithashtu qytetarët patën mundësi të plotësojnë një shabllon të një ankese të zakonshme, ku kjo ankesë më pas u drejtua tek institucionet të cilat kanë për obligim të mirren me raste të tilla.