Merz: Trump të mos krijojë surpriza gjatë takimit me Putinin në Kinë
Pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Mitrovicë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Drejtorin Rajonal të BERZh për Ballkanin Perëndimor, Matteo Colangeli.
Kryeministri Kurti e falënderoi Colangelin dhe BERZh-in për nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë, duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishme në përmirësimin e infrastrukturës, e cila kontribuon në shëndetin publik.
Ndërsa Colangeli shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin e deritanishëm dhe tha se BERZh-i është i vendosur për të rritur shkallën e mbështetjes në Kosovë në fushat me interes të përbashkët, përcjell Klankosova.tv.
Kryeministri Kurti përmendi edhe synimin dhe planet e qeverisë për sistemin dual të arsimit, si zgjidhja drejt zvogëlimit të hendekut në mes të aftësive profesionale dhe tregut të punës.
“Kjo do të mundësonte rritjen e produktivitetit brenda sektorit privat dhe rrjedhimisht gjenerimin e vendeve të reja të punës, si një nga prioritetet e qeverisë sonë, tha kryeministrit Kurti.
Tutje, në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë dhe format e bashkëpunimit me sektorin privat në shërbim të rritjes së kapaciteteve të tyre.
/KlanKosova/