Viti 2021 llogaritet të jetë viti më i ngarkuar sa i përket hyrje-daljeve. Mbi 5 milionë qytetarë kanë kaluar nëpër të gjitha pikat kufitare dhe kanë hyrë në territorin e Kosovës. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Perëndim në komunën e Gjakovës të cilët thonë se poashtu nuk është shënuar asnjë incident.
Policia Kufitare gjatë sezonit veror ka punuar me të gjitha kapacitetet dhe me procedura të përshpejtuara që udhëtarët mos të presin shumë në kufi.
Kolonel Krasniqi tha se një tjetër plan operativ që është realizuar me sukses është edhe konfiskimi i lëndëve narkotike në pikëkalimet kufitare.
Lidhur me dukuritë negative Krasnqi ka shtuar se sipas urdhëresave vendorevetëm përgjatë këtij viti janë arrestuar 400 persona.