Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se edhe 265 afganë që ishin duke qëndruar në Kosovë, janë larguar drejt Kanadasë.
MPB-ja këtë e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook, ku kanë shkruar se ishte kënaqësi t’ju tregonim mikpritjen, njofton Klankosova.tv.
“Sot ju uruam lamtumirën 265 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në Kanada”.
“Patëm kënaqësi që t’i mirëpritnim këtu dhe t’ju tregonim mikpritjen e vendit tone”, thuhet në njoftimin e tyre.