Nesër Policia në aksion, largon veturat nga trotuaret

Trotuarët shpesh shfrytëzohen si parkingje të cilat zënë hapësirën e dedikuar për qytetarë, kështu duke ju rrezikuar jetën qytetarëve të cilët janë të detyruar të dalin dhe të ecin në rrugë.

Policia e Kosovës respektivisht njësia e trafikut rajonal në Gjakovë nesër do të ndërmarrë një aksion për largimin e veturave nga trotuaret dhe rrugët në pjesë të ndryshme të qytetit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë me kohë i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillim të implementimit të këtij plani operativ.
Me zhvillimin e këtij aksioni zyrtarët policorë do të shqiptojnë tiketa për ngasësit që i parkojnë veturat në trotuare.

Njëherit zyrtarët kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, duke respektuar rregullat, të mos bllokojnë trotuaret dhe rrugët duke parkuar veturat pasi kjo rrezikon drejtpërdrejtë jetën e qytëtarëve.

Read Previous

KV “Vëllaznimi” kampion i Kosovës U18 në konkurencën e meshkujve

Read Next

​Dialogu në udhëkryq, Kurti dhe Borrell përplasen për Asociacionin