Sindikata e bashkuar e Arsimit shkencës dhe Kulturës i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës ditë më parë që nëse kërkesat e tyre në lidhje me ligjin e pagave nuk mirren parasysh nga qeveria, ata do ju vendosin edhe drynjët shkollave. Në lidhje me këtë Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se qeveria nuk shantazhohet e aq më pak në kohën në të cilën ndodhemi, shkollat nuk lejohet të mbyllen.
Unë i siguroj prindërit që në këtë situatë nuk ka vend për shqetësime, shkollat do të vazhdojnë të punojnë, theksoi Nagavci.