Nga janari e deri më tani janë goditur 13 grupe kriminale dhe janë arrestuar 33 persona

Nga janari i këtij viti e deri më tani janë arrestuar 33 persona për kalim ilegal të emigrantëve. Një dukuri e tillë më e theksuar ka qenë në pikë kalimin kufitar të Vermicës. Kështu ka thënë  Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Perëndim, në Gjakovë, Kolonel Nexhmi Krasniqi duke shtuar se në po të njëtën perudhë janë goditur 13 grupe kriminale të kontrabandës. Një gjë e tillë sipas Krasniqit është arritur falë bashkëpunimit të ndërsjellë të policisë kufitare të shtetit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Policia Kufitare mbulon  297 km vijë kufitare dhe në këtë zonë të përgjegjësisë janë marrë një sërë masash shtesë në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare, qoftë në pikat e kalimit, ashtu edhe në kufirin e gjelbër shtoi tutje Krasniqi.

Read Previous

​Meshkujt dolën më shumë në votime sesa femrat

Read Next

Gjatë vitit 2021 në Gjakovë janë shqiptuar rreth 30 gjoba mandatore për mbrojtjen e mjedisit