Kanë kaluar disa ditë nga vrasja e trefisht që ndodhi në Gllogjan natën e 26 nëntorit, ku një person i kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të autobusit ku po udhëtonte Ledioni së bashku me bashkëmoshatarët e tij. Ansambli i valleve ‘’Ardhmëria’’ ka organizuar ndezjen e qirinjeve për Ledionin i cili përveq tjerash ishte edhe vallëtar i Ansamblit ‘’Ardhmëria’’.
Gjatë këtij organizimi u shfaqen edhe disa momente ku Ledioni ishte pjesë e vallëzimeve të ansamblit
Anëtarët e ansamblit “Ardhmëria”mes lotësh vazhduan ndezjen e qirinjëve duke u shprehur se Ledioni do të jetë në mesin tyre si njëri nga valltarët më të dalluar.