Handikos Gjakovë, mirënjohje për institucionet që u mundësojnë qasje personave me aftësi të kufizuar

Sfiduese për personat me aftësi të kufizuara vazhdon të jetë infrastruktura, ku për shkak se nuk ka pjerrina të mjaftueshme dhe ashensor të duhur, një numër i madh i këtyre personave nuk arrijnë të marrin as shërbimet që janë të nevojshme për ta. Por në qytetin e Gjakovës janë disa insitucione dhe objekte që kanë krijuar infrastrukturë të duhur për të ju lehtësuar atyre qasjen. Ndër to është qendra kryesore e mjekësisë familjare të cilën sot organizata Handikos e ka nderuar me mirënjohje në shenjë falënderimi për ofrimin e mundësisë së qasjes e cila njërit është e paraarë edhe me ligj.

Meriton Binakaj ndihet falenderues ndaj këtyre insitucioneve që ofrojn qasje dhe kujdes për këtë kategori të shoqërisë.

Arben Koshi, drejtor në Qëndrën e Mjëksisë Familjarë e mirëpriti mirënjohjen duke thënë se ky institucion do të vazhdojë të ofroj të gjitha shërbmet shëndetësore.

Edhe qendra tregtare Center Mall ka krijuar mundësi që përmes ashensorit të kenë qasje personat me aftës të kufizuara.  Sadri Smaqi shprehet shumë i kënaqur me kushtet që ofrohen në këtë qendër.

Kurse drejtori i kësaj qendre tregtare Ardian Canhasi tregoj se janë munduar që tu ofrojnë, qasje sa më të lehtë përsonave me aftësi të kufizuara duke i plotësuar gjitha kushtet që bazohen me ligjet në fuqi.

Kujtojmë se sot Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit e ka shpallur vitin 2022 – Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës.

Read Previous

Nesër mbahet edicioni i 15 të festivalit “Lyra Fest”

Read Next

Nxënësit kërkojnë drejtësi për Gentën dhe Ledionin