Gjatë natës së mbrëmshme në komunën e Gjakovës mbizotëruan erëra të forta dhe reshje shiu. Nga pamjet e marra në teren shihet qartë se niveli i ujit është rritur dukshëm, kur dihet se tashmë reshjet janë të vazhdueshme.
Disa nga dëmet e shkaktuara janë edhe shtyllat elektrike të cilat janë të kyqura ende dhe mund të ketë rrezik nga energjia elektrike. Erërat kanë bërë që edhe disa nga fidanet e mbjellura në disa zona të jenë dëmtuara. Tv Syri ka kontaktuar edhe me dejtorin në detyrë të Emergjencave, Vehat Hoxhaj, ku përmes telefonit ka bërë të ditur se deri në këto momente nuk kemi pranuar asnje rast emergjent, megjithatë ai ka treguar se si drejtori janë në gjendje gatishmërie sidomos në ditët në vijim kur pritet qe moti me reshje shiu të vazhdojë.
Erërat shkaktojnë dëme të vogla në Gjakovë