Si pasojë e kushteve atmosferike dhe erërave të forta që po mbretërojnë në vendin tonë, rrjeti elektrik në disa distrike është afektuar nga dëmet që janë shkaktuar dhe si rrjedhojë në ato zona ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Zëdhënësi i Kompanisë për distribuim me energji elektike Viktor Buzhala përmes thirrjes telefonike ka thënë për mediumin tonë se deri më tani, distrikti i Pejës dhe Gjakovës janë ndër më të afektuarit. Ekipet tona janë në terren duke punuar në sanimin e dëmeve në mënyrë që të rikthehet furnizimi me energji sa më parë ndërkaq KEDS ka angazhuar edhe ekipe shtesë për ta mbajtur situatën nën kontroll ka theksuar Buzhala.
Ndërsa drejtori i distrikit të Gjakovë, Kreshnik Sokoli ka thënë se rajonet të cilat kanë mbetur pa energji elektrike kanë qenë disa nga fshatrat e Rekës së Keqe dhe fshatrat si Raqa e Moglica e të tjera. KEDS bën apel që konsumatorët të kenë kujdes dhe në rast se hasin në avari, assesi të mos afrohen por të kontaktojnë Qendrën e Thirrjes në 0800 791 00.