Haradinaj për Merkel: Mike e madhe e Kosovës, thellësisht mirënjohës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohje për kancelaren Angela Merkel, e cila po e kryen mandatin e saj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se ishte I nderuar të punonte me të.

Lexoni postimin e plotë:

Një mike e madhe e Kosovës po mbaron mandatin e saj.

Angela Merkel për gjashtëmbëdhjetë vjet kancelare e Gjermanisë, ishte pranë Kosovës, me përkushtim të lartë për ruajtjen e paqes, promovimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Thellësisht mirënjohës Kancelare Merkel. Ishte nder të punoja me ju.

Read Previous

Studimi: Omicron është 3 herë më i transmetueshëm se variantet e tjera

Read Next

ShSKUK: 15 pacientë me COVID-19 pozitivë, 25 post-covid