Drejtori i SHMU “Yll Morina”, Berat Bejtullahu mbrëmë përmes telefonit është kërcënuar nga një prind dhe përmes një posimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar që qeveria e Kosovës të gjej forma për ta ndaluar këtë dukuri. Për medium tonë, Bjetullahu tha se këtë rast e ka paraqitur në polici dhe gjithçka është në hetime.
Në korridorin e shkollës kishin ardhur edhe prindër në mbështetje të drejtorit.
Në lidhje me këtë komandanti i stacionit policor në Gjakovë, Major -Milazim Lumi tha që rasti po vazhdon të hetohet, si dhe janë marrë deklaratat nga të dy palët.
Dukuri të tilla që nuk janë të rralla e që çdo ditë e më shumë po kërcënojnë veprimtaritë nëpër institucione sidomos shkollore duhet të raportohen dhe të identifikohen, sepse mos raportimi i tyre thellon edhe më tej problemin është thënë me këtë rast.