Gjykata e Apelit ka anuluar vendimin e marrë nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 30 gusht të vitit 2021 në të cilin ishin dënuar drejtori i urbanizmit në Gjakovë, Arben Bakalli dhe arkitekti Agron Gojani.
Në vendimin e nxjerrur nga Gjykata e Apelit thuhet se, kjo gjykatë kthen rastin e plotë në rigjykim pasi e njëjta kishte gjetur shkelje esenciale të dispozitave të procedurave penale, e që si e tillë ndikon edhe në vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.
Kështu që rasti në fjalë, tashmë do të kthehet në rigjykim për të vazhduar me procedurat tjera konform ligjeve në fuqi.