Ndizen dritat e festave të fundvitit në Bishtazhin

Sonte u ndezën dritat festive në fshatin Bishtazhin i cili për vite me radhë është i njohur për zbukurimet e bukura që i bënë për festa e fundvitit. Edhe pamjet tregojnë se banorët janë përkujdesur që të bëjnë stolisjen e pemëve dhe hapësirën përreth Kishës me drita të cilat i kanë dhënë hijeshi dhe atmosferë festive këtij vendi. Famulltari i Famullisë në Bishtazhin Dom Lush Sopi tha se vit pas viti janë munduar që për festat e fundvitit të sjellin ngjyra, ngrohtesi e mbi të gjitha dashuri e shpresë që cdo vit i ardhshëm të jetë më i mirë se i mëparshmi.

Tërë vëmendjen ky vend e merr në fundvit e gjithë kjo për shkak të pamjes përrallore që krijohet nga dekorimi i shumtë dhe i bukur. Të rinjët që kontribuan në vendosjen e këtyre dritave thanë se këtu janë të mirëseardhur të gjithë.

Të rinjtë e fshatit Bishtazhin dhe fshatrave për rreth, kanë arritur që ta kryejnë një punë të mrekullueshme në rregullimin dhe ndriçimin e kishës “Zoja Rruzarë” duke e shndërruar këtë vend në pamje përallore.

Bishtazhini në vitet e fundit, çdo herë ka lënë përshtypje tek vizitorët për dekorimin që i bëhet kishës dhe oborrit të saj për festat e fund vitit. Kjo është Gjakova e festave, vendi ku Krishlindjet dhe viti i ri vijnë në një tjetër astmosferë.

Read Previous

Ja cili është lloji më i popullarizuar i maces në botë

Read Next

Gjykata e Apelit kthen në rigjykim rastin e ish drejtorit të Urbanizmit dhe bashkëpunëtorit e tij në Gjakovë