Blendi Mustafaj, i cili është i mbijetuari i sulmit që ndodhi në Gllogjan mbrëmjen e së premtes, përmes një postimi në Facebook ka rrëfyer momentet e fundit para sulmit, dhe ka folur rreth bisedave që kishte zhvilluar me Gentën dhe Ledionin, para se ata të plagoseshin për vdekje nga sulmi me armë në drejtim të autobusit me të cilin ata po udhëtonin për në shtëpi.
Blendi gjithashtu rrëfen momentin kur iu kumtua lajmi se Genta dhe Ledioni kishin ndërruar jetë.