Futbollisti nga Klina, Arb Manaj, ka arritur të realizojë katër gola në Kupën e Turqisë.
Reprezentuesi i Kosovës ka qenë i pandalshëm për mbrojtjen rivale, pasi ia doli të shënonte jo një, por katër herë në port e Sanliurfaspor.
Manaj me Bandirmaspor shënuan fitore me rezultat 5:0, për të kaluar kështu në 1/32 e finales.
Lojtari shqiptar shënoi në minutën e 8-të, 51′, 81′ e 91′, derisa golin tjetër e realizoi Suleyman (39′).
Manaj ka treguar lojë të madhe duke i dhënë leksion rivalit.
Ndryshe Manaj ishte futbollist i Trepçës ’89.
/Telegrafi/