Me këngë e valle shqipe nxënësit e shkollës së mesme të mjeksisë ‘’Hysni Zajmi’’ kremtuan festën kombëtare të 28 Nëntorit. Nxënësit kishin organizuar gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata përmes vargjeve të bukura të poezisë së Pashko Vasës ‘’ O moj Shqypni’’ përcollën emocione të pa përshkrueshme për të pranishmit.
Me rastin e shënimit të kësaj dite të veqant për kombin shqipëtar i tha disa fjalë drejtori i kësaj shkolle Gjokë Tahiri.
Me ndihmën e disa profesorëve të gjuhës shqipe kryetarja e kësaj shkolle na tregoi për organizimin e këtij programi festiv.
Ky program i larmishëm argëtoi pafund nxënësit dhe stafin e shkollës duke u shprehur se kjo ditë për ta është e një rëndësie të veqantë.